Me nisjen e procesit të votimit në vendin tonë, në terren kanë dalë edhe vëzhguesit e OSBE-ODIHR.
Deri më tani, janë vendosur në Pogradec e Kukës, ndërsa prania e tyre mësohet se do të jetë në të gjithë vendin, kryesisht aty ku procesi shfaq problematika më të mëdha.
Në Kukës aktualisht ndodhen disa prej tyre në qendrat e votimit ku po monitorojnë procesin lidhur me problematikat që mund te shfaqen gjatë ditës.