Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci i cili ushtron shtetësinë shqiptare ka votuar sot në Tiranë.
Lladrovci me anë të një postimi në rrjetin e tij social shprehet se ka deputetët dhe he drejtuesit shtetërorë në Shqipëri kanë një përgjegjësi të qartë për të përfaqësuar dhe mbrojtur interesat e shqiptarëve që jetojnë edhe jashtë kufijve administrativë të vendit.
“Erdhëm dhe votuam. Pres që kandidati të cilin e votova, do të vazhdojë të jetë në Parlament, të jetë avokat i çështjes kombëtare sikur deri sot, për Kosovën dhe shqiptarët kudo jetojnë.
Deputetët ashtu edhe drejtuesit ekzekutiv të shtetit e kanë obligim moral, kombëtar e kushtetues, të ngritin dhe mbrojnë çështjet me rëndësi të shqiptarëve jashtë kufijve administrativë.
Obligimi i shqiptarëve jashtë kufijve administrativë, dihet, ta duan Shqipërinë!”, shkruan ai.