Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar pas shpalljes së rezultateve paraprake të zgjedhjeve parlamentare të mbajtura më 11 maj. Përmes një njoftimi zyrtar për mediat, PD bëri me dije se Berisha do të mbajë një konferencë për shtyp sot, në orën 13:30, në sallën “Azem Hajdari” pranë selisë qendrore të partisë.
Në njoftimin e shpërndarë për mediat thuhet: “Në ora 13:30, Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha zhvillon konferencë me gazetarët në sallën ‘Azem Hajdari’, selia e PD.”
Konferenca pritet të zhvillohet në një moment kur janë bërë publike rezultatet e deritanishme të zgjedhjeve, ku Partia Demokratike ka siguruar 51 mandate, ndërsa Partia Socialiste ka dalë forcë e parë me 83 mandate në Kuvendin e Shqipërisë.
Pritet që Berisha të komentojë rezultatin elektoral dhe të bëjë publike qëndrimin e tij për ecurinë e procesit dhe hapat e ardhshëm të opozitës.
/5pyetjet.al