Kandidati i Partisë Demokratike, Ilir Alimehmeti, ka folur për zhvillimet e fundit paszgjedhore të 11 majit.
Alimehmeti ka folur nëse Berisha do të dorëhiqet pas humbjes që po shikohet deri tani. Ai ka thënë se nuk ka një përgjigje për këtë.
“Pavarësisht se si shkon përfundimi final, do të ketë një analizë nga forumet më të larta të partisë. “Unë jam anëtar i Këshillit Kombëtar. Në radhë të parë, ju e dini që thirret kryesia, pra kryesia diskuton dhe sjell pjesën e vet, e më pas e sjell ose në Kuvend Kombëtar, ose në Këshill Kombëtar. Kështu që do të presim zhvillimet në këtë drejtim; nuk do të marr tagër unë për të folur në këtë drejtim. Interesi im në këtë moment është sa më shumë votë për PD-në në qarkun e Tiranës. Shumë analistë na kanë thënë se s’marrim më shumë se 12 mandate, ndërkohë rezultati sot tregon të kundërtën – analistët duhet të na kërkojnë falje.”, tha Ilir Alimehmeti.