Në Vorë, Partia Socialiste ka rezultuar fituese dhe një numër të lartë votash ka marrë edhe ministri Blendi Gonxhja.
Me anë të një postimi në rrjete sociale, ministri Gonxhja ka reaguar dhe i falenderon të gjithë votuesit. Ai shprehet i lumtur nga ky rezltat dhe nënvizon që është i palëkundur besimi i shqiptarëve tek Edi Rama për ta dërguar Shqipërinë në Bashkimin Evropian.
“Dua të falenderoj përzemërsisht dhe me përulje çdo votues të Vorës që më ka votëbesuar thuajse në mënyrë unanime.
Jam thellësisht i gëzuar që jehona e fitores së thellë të Partisë Socialiste burimin e parë e ka në Vorë, për të mos e ndalur shpërndarjen e saj në të gjithë qarkun e më pas në gjithë Shqipërinë.
I padiskutueshëm dhe i palëkundur besimi i shqiptarëve tek Edi Rama për ta çuar në BE”, shprehet Gonxhja.