Në qarkun e Beratit janë numëruar deri tani 181 kuti votimi nga 275 që janë në total. Ndërkohë po vijon procesi i numërimit të kutive të tjera.
Nga këto numërime Partia Socialiste ka marrë 24 705 vota, më pas vjen Partia Demokratike me 12 751 vota dhe e treta Shqipëria Bëhet me 2 983 vota.
Deri tani Partia Socialiste ka siguruar 5 mandate dhe Partia Demokratike 2.