-sidi education-spot_img
18 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Raporti i OSBE-ODIHR, vjen reagimi i parë nga socialistët: Procesi ka shkuar mirë

Kryesoret

Ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj nga KZAZ nr. 36 në Tiranë ka deklaruar se Partia Socialiste ka siguruar një rezultat të kënaqshëm deri në këtë fazë të procesit.

“Në të gjitha kutitë jemi me avantazh mbi të gjitha forcat e tjera në garë. Procesi ka shkuar shumë mirë deri tani,” tha Ibrahimaj, duke shtuar se gjithçka ka vijuar normalisht dhe se pritet që numërimi të përfundojë nesër pasdite.

Ibrahimaj ka thënë se deri tani janë numrëruar 38 kuti votimi dhe Partia Socialiste ka marrë 6 451 vota me një total prej 13 mijë votash.

Duke iu referuar edhe vëzhgimeve paraprake të OSBE-ODIHR, Ibrahimaj vlerësoi procesin si konkurrues dhe transparent, ndonëse pranoi se gjithmonë ka vend për përmirësime.

“Procesi i votimit dhe numërimit kanë qenë të qeta dhe në fund do shohim raportet finale, por mendoj se kemi pasur një proces të mirë”, deklaroi ajo.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit