-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Zannier për patronazhimin: Qytetarët duhet të votojnë lirisht pa presion

Kryesoret

Shefi i misionit të vëzhgimit të zgjedhjeve të OSBE/ODIHR, ambasadori Lamberto Zannier ka folur në lidhje me patronazhistët në vendin tonë dhe për ndërhyrjen e tyre në zgjedhje.

Zannier ka thënë se për ata duhen që të kenë garanci që zgjedhësi të zgjedhë lirisht pa ndjerë presion. Ai ka nënvizuar se presionet nga patronazhistët duhen frenuar.

“Patronazhimi, problem nuk është ekzistenca e një rrjeti, puna është për çfarë përdoren apo si operojnë. Sepse ne na thonë njerëz që ka presione që juk duhet të ekzistojnë për shembull.

Nëse presionet vijnë nga patronazhistë apo faktorë të tjerë që mund të kenë të bëjnë me punësimin apo…këto sigurisht duhen frenuar. Për ne duhet të ketë garanci që zgjedhësi të zgjedhë lirisht pa u ndjerë në presion, pa u ndjerë në intimidim. Çfarë do lloj faktori që të ndikojë negatvisht në këtë proces është faktor që duhet adresuar”, tha Lamberto Zannier.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit