Drejtuesja politike e Partisë Socialiste në qarkun e Fierit, Belinda Balluku ka refutzuar t’i kthejë përgjigje akuzave të Gazment Bardhit.
Balluku në një pronocim për mediat nga KZAZ 60 në Fier tha se bardhit i përgjigjet vetëm kandidatja e listë së hapur Zegjine Çaushi.
“Përgjigje për zotërinë ka vetëm një person, mesazhe për të në këtë qark. Ajo quhet Zegjine Çaushi dhe është një vajze që kandidon në listën tonë. Një vajzë nga Vloshi i Roskovecit.
Një luftëtare do të thosha unë, pavarësisht se si është anatemuar jo vetëm nga politikanët por edhe nga mediat sociale. Por unë mendoj që nuk mund t’ia marr kënaqësinë Zegjinesë. E meriton ajo komunikimin dhe do t’ia lë asaj”, deklaroi Balluku.