Në KZAZ Nr. 32 në Tiranë, ka ndodhur një incident gjatë procesit të numërimit të votave, ku disa vëzhgues të përfaqësuesve të subjekteve politike janë grindur me njëri-tjetrin.
Konflikti, i shkaktuar për arsye të dobëta, ka ndodhur ndërmjet vëzhguesve të Partisë Demokratike dhe Partisë Socialiste, duke shkaktuar shqetësime në vendin e numërimit.
Për të menaxhuar situatën, Policia ka ndërhyrë dhe ka shoqëruar 7 vëzhgues, të cilët janë marrë në pyetje. Pas marrjes së deklaratave, ata janë lënë të lirë.
/5pyetjet.al