Komisioni i Ankimeve dhe Sanksioneve në KQZ ka pranuar kërkesën e Partisë Socialiste duke vendosur numërimin menjëherë të votave të diasporës nga Greqia duke rrëzuar vendimin e kreut të KQZ-s%, Ilirjan Celibashi.
“KAS vendosi pranimin e kërkesës ankimore të subjektit zgjedhor Partia Socialiste të Shqipërisë dhe konstatimin e pavlefshmërisë absolute të vendimit të komisionerit shtetëror të zgjedhjeve për administrimin e zarfit B”, njofton KAS.
Partia Demokratike ka denoncuar parregullsi për votën e diasporës në Greqi.