Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni me anë të një postimi në rrjete sociale ka uruar Edi Ramën për fitoren e mandatit të tij të katërt në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.
Meloni i ka shprehur urimet Ramës si dhe nënvizon se do të vazhdojnë lidhjet mes dy qeverive për të objektivat e përbashkëta.
“Dëshiroj t’i shpreh urimet e mia më të sinqerta Kryeministrit Edi Rama për rizgjedhjen e tij në krye të Qeverisë shqiptare. Miqësia e thellë dhe bashkëpunimi strategjik që lidh dy kombet tona është forcuar më tej falë nismave të përbashkëta, rezultat i një dialogu konstruktiv dhe i një vullneti të përbashkët për të përballuar sfidat globale me zgjidhje inovative. Do të vazhdojmë të punojmë për të konsoliduar më tej lidhjet mes qeverive tona dhe për të arritur objektivat e përbashkëta, përfshirë forcimin e stabilitetit në Ballkan dhe përparimin e rrugës europiane të Shqipërisë”, shkruan Meloni