Numërimi i votave për kandidatët në qarkun e Lezhës ka nisur dhe janë hapur 23 kuti nga 245 që janë në total.
Në këtë qark Partia Demokratike ka marrë 4 mandate, duke dërguar në Kuvend, Agron Gjekmarkaj dhe Elda Hoti nga lista e mbyllur. Ndërsa nga lista e hapur pritet që të shkojnë Gjin Gjoni dhe Aleksandër Lala, si dhe jashtë ka mbetur ish deputetja Lindita Metaliaj.
Ndërsa Partia Socialiste ka marrë 3 mandate, ku dy në listën e mbyllur janë Ulsi Manja dhe Ermal Paçaj. Nga lista e hapur ëshë Pranvera Skana.
PD 2 mandate nga lista e hapur:
1 Gjin Gjoni 823
2 Aleksandër Lala 650
PS 1 mandat nga lista e hapur:
1 Pranvera Skana 1013