Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përditësuar rezultatet për zgjedhjet e 11 majit në qarkun e Korçës, ku deri tani janë numëruar 417 nga 422 kuti.
Partia Socialiste e Shqipërisë kryeson me 57,661 vota, që përfaqësojnë 54.4% të totalit. Koalicioni PD-ASHM renditet i dyti me 36,537 vota, ose 34.5%.
Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet mban vendin e tretë me 4,669 vota, që përbëjnë 4.4% të votave.
/5pyetjet.al