Në qarkun e Tiranës kanë mbetur pa numëruar edhe 97 kuti votimi. Sipas rezultateve, Partia Socialiste ka marrë rreth 200 mijë vota ose 19 mandate.
Më pas në vendin e dytë vjen Partia Demokratike me rreth 145 mijë vota ose 14 mandate. Në vendin e tretë renditet Partia Mundësia e cila deri tani ka marrë 5% ose 1 mandat.
Ndërsa tre partitë e tjera, Nisma Shqipëria Bëhet, Lëvizja Bashkë dhe Partia Socialdemokrate kanë sigurar nga një mandat.