“Politico” shkruan se kryeministri Rama i ka mposhtur kundërshtarët e lidhur me lëvizjen e Presidentit Trump e quajtur MAGA duke siguruar mandatin e 4 qeverisës në Shqipëri. Rama u shpreh se “të punësosh strategun e fushatës së Donald Trump dhe të mendosh se mund të bëhesh Trump “është si të punësosh një parukier në Hollywood dhe të mendosh se do të bëhesh Brad Pitt.
Është përvoja më përulëse e jetës sime që vjen në një moment historik për Shqipërinë si një shtet anëtar i ardhshëm i Bashkimit Evropian. Të punësosh LaCivitën dhe të mendosh se mund të bëhesh Trump është si të punësosh një parukier në Hollywood dhe të mendosh se do të bëhesh Brad Pitt. Jam i habitur nga demokratët për besimin se vetëm pse dikush punonte për Trumpin, ai mbarte një lloj fuqie magjike të Trumpit në shoqëri sidoqoftë, ishte një komedi që ia vlente ta shihje”, thotë Rama.
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, dhe Presidenti i Këshillit Evropian, António Costa, do të udhëtojnë për në Shqipëri për edicionin e gjashtë të samitit një iniciativë e nisur nga Presidenti francez Emmanuel Macron për të grupuar vendet e BE-së dhe ato jashtë saj për bisedime mbi sigurinë, bashkëpunimin ekonomik dhe stabilitetin rajonal.
“Është një nder i madh të mirëpresim të gjithë liderët e kontinentin tonë demokratik në Tiranë përfshirë Ukrainën dhe mikun tim të dashur Volodymyr Zelenskyy” ka deklaruar Rama. “Shqipëria nuk pretendon t’i japë mësime Ukrainës. Përkundrazi, ne mund të mësojmë vetëm nga Ukraina nga çmimi që populli i saj është i gatshëm të paguajë për rrugën e tij drejt Perëndimit dhe Bashkimit Evropian”, thotë Rama.