-sidi education-spot_img
21.6 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Votat nga Greqia, PD: Të veçohen, të sigurohemi që janë shprehje e vullnetit shqiptar

Kryesoret

Përfaqësuesi ligjor i Partisë Demokratike, Marash Logu në një prononcim për mediat u shpreh se kanë kërkuar që të mos numërohet asnjë zarf që ka ardhur nga Greqia deri në momentin që do të provohet që ato janë marrë nga zgjedhësit atje.

Ai ka deklaruar se Partia Demokratike i ka kërkuar KQZ që të vërë në dispozicion nënshkrimet e zarfeve që kanë ardhur nga Greqia, si dhe nëse nuk provohet këto materiale do ti nënshkrohet votimit.

“Ky është manipulim që i është bërë votuesve shqiptar që jetojnë në Greqi ku është shkelur masivisht protokolli i sigurisë, pasi ai parashikonte që kur një zarf arrin njoftohet zgjedhësi që të marr zarfin ose t’ja dërgojë në shtëpi atij dhe kjo nuk ka ndodhru dhe parashikohej që ta merrte personalisht zarfin dhe nënshkrrin dhe kjo nuk ka ndodhur. Njerëzit kanë marr me qindra zarfe dhe i dorëzonte. Ne i kemi kërkuar KQZ që të na vërë në dispozicion nënshkrimet e zarfeve që kanë ardhur nga Greqia. Dhe nëse kjo nuk provohet këto materiale nuk mund ti nënshtrohen votimit.

Zgjedhësi që merr në dorëzim zarfin duhet që të nënshkruaj dhe nënshkrimi është i njëtë me atë të kartës së ID. Në këtë fazë këtë verfikim e bënë komisioni qëndror i zgjedhjeve. Ne nuk kemi kërkuar që të përjashtohen këto fletë votimi që kanë ardhur nga greqia, por të veçohen për momentin zarfet që kanë ardhur nga Greqia dhe të vijoj numërimi për shtete të tjera dhe kur të vijë dokumentacioni të shohim se si do të procedohet me votat që vijnë nga Greqia. Ne nuk duam që ta bllokojmë numërimin, por kërkojmë që votat e diasporës nga vende të tjera të numërohen, por votat e Greqisë duhet të veçohen dhe të sigurohemi se janë shprehje e vullnetit shqiptar dhe pasi të vërtetohet do ti nënshtrohen numërirmit”, tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit