Drejtuesja politike e Partisë Socialiste për Fierin, Belinda Balluku në një deklaratë për mediat u sfoli rreth akuzave që kanë përdorur edhe administratën në zgjedhje.
Balluku u shpreh se nuk i njeh drejtorët e administratës së Fierit, si dhe nuk ka pasur interes që ti përfshijë në fushatë. Ajo theksoi se këto janë vetëm akuza pasi nuk ka fakte asgjëkundi.
“Personalisht unë nuk i njoh drejtorët që janë në administratën e Fierit, në daç besoje këtë, në daç mos e beso. Nëse ka drejtorë që janë struktura partie nga kohë përpara, ata vazhdojnë jetën e tyre, takimet bëhen pasdite, nuk bëhen në mëngjes. Drejtorët e Fierit, as kam interes që t’i përfshija në fushatë pasi ashtu siç mund të kenë ndonjë aftësi për të ndihmuar, nga ana tjetër më shumë prish punë administrata të siguroj për këtë sepse sido që të jetë, një administratë krijon dhe pakënaqësi. E kam parim këtë gjë, por është shumë e vështirë që ta shpjegosh. Nuk t’i japin votat drejtorët. Do i referohem prapë 2013-ës. I kishte Sali Berisha gjithë drejtorët. Duhet ta harroni këtë sepse bëhen akuza, por nuk po shohim faktet”, tha Balluku.