Presidenti i Këshillit Evropian António Costa, do të vizitojë Kosovën të mërkurën më 14 maj 2025.
Gjatë qëndrimit të tij, ai do të takohet me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin në detyrë Albin Kurti.
Vizita e tij zhvillohet në një periudhë kur Kuvendi i Kosovës ende nuk është konstituuar pas zgjedhjeve të shkurtit, duke lënë qeverinë aktuale në detyrë deri në formimin e një qeverie të re.
Po ashtu Costa do të diskutojë me liderët kosovarë për heqjen e masave ndëshkuese të Bashkimit Evropian, të cilat mbeten në fuqi për shkak të tensioneve në veri të Kosovës.
Pas Kosovës Costa do të vizitojë Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, ku do të marrë pjesë në Samitin e Komunitetit Politik Evropian.