-sidi education-spot_img
21.6 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Parlamenti i ri merr formë, dominim i PS, PD në tkurrje, forca të reja në kuvend

Kryesoret

Ka përfunduar numërimi i kutive të votimit në rang kombëtar, me 81,614 zarfe të numëruara nga gjithsej 194,889. Edhe pse numërimi i votave të diasporës është ende në proces, rezultatet e deritanishme japin një pasqyrë të qartë të konfigurimit të ardhshëm të Kuvendit të Shqipërisë.

Partia Socialiste ka siguruar 83 mandate

46 deputetë nga lista e mbyllur

37 deputetë nga lista e hapur

Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore ka marrë 50 mandate

43 deputetë nga listat e mbyllura

7 deputetë nga listat e hapura

Partitë e tjera kanë siguruar në total 7 mandate

PSD: 3 mandate

Partia Mundësia: 2 mandate

Nisma “Shqipëria Bëhet”: 1 mandat

Lëvizja Bashkë: 1 mandat

PS ruan një shumicë të qartë në Kuvend, ndërkohë që përfaqësimi i saj përmes listës së hapur ka sjellë në skenë figura të reja, veçanërisht nga qarqet Fier, Elbasan, Tiranë dhe Durrës.

Ndërkohë PD-ASHM ka ruajtur një prani të fortë në bastionet tradicionale si Shkodra, Tirana dhe Durrësi, me emra të njohur si Sali Berisha, Flamur Noka, Gazment Bardhi dhe Jozefina Topalli që rikthehen në Kuvend.

Partitë e vogla edhe pse me një përfaqësim më modest, arrijnë të sigurojnë vend në Kuvend, duke theksuar një pluralizëm më të gjerë për këtë legjislaturë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit