Dajot Upamecano mund të largohet nga Bajerni, me PSG-në që ka shfaqur interes për mbrojtësin francez.
Kontrata e tij aktuale me klubin bavarez skadon në vitin 2026, por bisedimet për një rinovim janë bllokuar për shkak të dallimeve të mëdha në pritshmëritë financiare, veçanërisht për pagën.
Drejtori sportiv i Bajernit, Kristof Frojnd, ka konfirmuar se klubi është i gatshëm të vazhdojë bisedimet dhe se është shumë i kënaqur me zhvillimin e lojtarit, i cili është në rikuperim pas një operacioni në gju.
Megjithatë, interesimi i PSG-së mund të shtojë kompleksitetin e situatës, duke bërë që të ardhmen e Upamecanos të mbetet të pasigurt.
/5pyetjet.al