Kryeministri Edi Rama e ka cilësuar këtë fitore me notën 10 dhe tha se kjo ishte e parandjerë dhe paralajmëruar prej kohësh.
Rama u shpreh se populli nuk ka për ta ndryshuar qeverinë që ka, pa ndryshuar më parë opozitën që nuk do.
“Kjo fitore me notën dhjetë, të cilën e kisha në fakt parandjerë dhe paralajmëruar prej shumë kohësh mund të jetë e pabesueshme për ata që as e kanë kuptuar që Shqipëria sot është një Shqipëri krejt tjetër nga ajo dje dhe as nuk duan ta kuptojnë që ky popull nuk ka për ta ndryshuar kurrsesi qeverinë që ka, pa ndryshuar më parë opozitën që s’do”, tha Rama.