Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës në sheshin Skënderbej premtoi se mandati i katërt i qeverisë socialiste do siguronte mbylljen e negociatave më 2027 dhe vendosjen e karriges së Shqipërisë në dhomën e anëtarëve të BE-së. Rama premtoi dhe projekte nga hekurudha, aeroporte e shumë të tjera.
Gjithashtu u shpreh se do të rritet prodhimin kombëtar në 35 mld euro, si dhe ky mandat do të jetë pranë pensionistëve.
“Ky është mandat për një sfidë historike që të jemi të bashkuar e të vetëdijshëm për fatin që na ka ardhur në dorë, por jo gjithmonë. Ndaj na takon ne t’i japim fund historisë së një kombi të dorës së dytë e t’i dorëzojmë fëmijëve tanë një vend europian, ku shqiptarët të mos shihen si të dorës së dytë, por si të barabartë.
Do e rrisim prodhimin kombëtar në 35 mld euro, të ardhurat për frymë deri në 15 mijë euro, pagën deri në 1200 euro. Ky është mandat ku do jemi pranë pensionistëve, që ta ngremë pensionin në 200 euro minimale, pagën minimale nga janari 2026 të paktën 500 euro.
Do jetë mandat i investimeve, infrastrukturës, turizmit, industrisë ushtarake, ushqimore, nivel sigurie, rrugë kombëtare, shkolla të siguruara me kamera inteligjente. Me qendrës shëndetësore ekselente, me universitet europian drejtësie dhe të mjedisit, me shërbime edhe më moderne për shqiptarët me parqe dixhitale dhe ekosistem, mandat për koridorin blu dhe koridorin 8, portin e madh tregtar të Durrësit, 4 aeroporte dhe hekurudhat në kantier”, tha Rama.









