Kryeministri Edi Rama në fjalimin e tij në sheshin Skënderbej u siguroi shqiptarëve që e kanë votuar se asnjë watt nga energjia nuk do të lihet pa u shkrirë. Rama nënvizoi se Shqipëria do të anëtarësohet së shpejti në Bashkimin Evropian dhe do të përparojë edhe më shumë.
“Kini besim tek Shqipëria sepse Shqipëria ka besim tek ne! Besojeni se më e mira për Shqipërinë dhe shqiptarët është e gjitha përpara, aq sa ne sëbashku do ta arrijmë! Shumë mirënjohje, përulësisht respekt për të gjithë ju dhe ata që me votën e tyre na dhanë një energji të jashtëzakonshme dhe po e mbyll duke i siguruar të gjithë se asnjë Watt (W) nga kjo energji nuk do e lëmë pa e shkrirë për t’ua kthyer mbrapsht atyre dhe Shqipërisë!”, përfundoi ai.