Në Tiranë po vijon numërimi i votave prferenciale të kandidatëve. Deri tani sipas të dhënave nga KQZ, janë numëruar 311 nga 1282 kuti votimi.
Partia Socialiste ka marrë 19 mandate, ku 7 deputetë do nga lista e hapur do të futen në Kuvend, përveç 12 nga lista e mbyllur. Nga lista e hapur deri tani më shumë vota ka marrë Blendi Gonxhja, më pas Ervin Hoxha dhe Fatmir Xhafaj. Ndërsa ata që mund të mbeten jashtë listës fituese dei tani janë Pandeli Majko, Mimi Kodheli, Olta Xhaçka dhe Etilda Gjonaj.
Ndërsa Partia Demokratike ka marrë 13 mandate në Tiranë, duke futur kështu vetëm një nga lista e hapur.
Deri tani më të votuarit janë Ilir Alimehmeti i cili është 90 vota para Jorida Tabaku. Ndërsa jashtë kanë mbetur Ilir Meta, Shpëtim Idrizi, Myslym Murrizi dhe Asllan Dogjani.
Nga Partia Mundësia do të futen në Kuvend, Agron Shehja dhe Erald Kapri.Nga Nisma Shqipëria Bëhet Adriatik Lapaj dhe jashtë do të mbetet Arlind Qori. Ndërsa PSD-ja do të çojë në Kuvend të parën e listës së mbyllur Albana Pëllumbi.
Lista e PS- 19 mandate
Edi Rama (listë e mbyllur)
Ogerta Manastirliu (listë e mbyllur)
Elisa Spiropali (listë e mbyllur)
Lindita Nikolla (listë e mbyllur)
Taulant Balla (listë e mbyllur)
Adea Pirdeni (listë e mbyllur)
Albana Koçiu (listë e mbyllur)
Igli Hasani (listë e mbyllur)
Delina Ibrahimaj (listë e mbyllur)
Ilva Gjuzi (listë e mbyllur)
Iris Luarasi (listë e mbyllur)
Erion Malaj (listë e mbyllur)
Blendi Gonxhja 8660
Ervin Hoxha 5241
Fatmir Xhafaj 4288
Erion Braçe 4294
Ornaldo Rakipi 3084
Antonela Dedej 2031
Anila Denaj 1979
Lista e PD- 13 mandate
Sali Berisha (listë e mbyllur)
Flamur Noka (listë e mbyllur)
Albana Vokshi (listë e mbyllur)
Belind Këlliçi (listë e mbyllur)
Tedi Blushi (listë e mbyllur)
Jozefina Topalli (listë e mbyllur)
Fatmir Mediu (listë e mbyllur)
Edi Paloka (listë e mbyllur)
Erisa Xhixho (listë e mbyllur)
Mesila Doda (listë e mbyllur)
Klevis Balliu (listë e mbyllur)
Besart Xhaferi (listë e mbyllur)
Ilir Alimehmeti 4766
Mundësia- 2 mandate
Agron Shehaj (listë e mbyllur)
Erald Kapri (listë e mbyllur)
PSD 1 mandat
Albana Pëllumbi (listë e mbyllur)
Nisma Shqipëria Bëhet- 1 mandat
Adriatik Lapaj 1112 vota
Lëvizja Bashkë- 1 mandat
Redi Muçi (listë e mbyllur)