Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi me anë të një postimi në platformën X ka njoftuar se deri tani janë numëruar 51% e totalit të votave nga jashtë.
Celibashi thotë se ka mbaruar numërimi i votave nga jashtë në qarkun Kukës dhe Berat.
“Votimi nga jashtë. Deri tani janë numëruar dhe vlerësuar 98.186 fletë votimi nga 194.889 totali i tyre, që përbën 51% të totalit të votave nga jashtë.
Ka përfunduar vlerësimi dhe numërimi i votave nga jashtë për qarkun Kukës dhe Berat”, shkruan Celibashi.