Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj nga Parku Olimpik ka folur rreth mbylljes së procesit të numërimit të votave për qarkun e Tiranës.
Shehaj ka shprehur se është shumë e vështirë që rezultati të ndryshojë. Ai ka theksuar se nuk do të ishte mirë që partitë e reja të bëheshin bashkë në këto zgjedhje.
Gjithashtu u shpreh se me procesi i numërimit të votave të Greqisë duhet të shikohet nga fillimi si dhe nënvizoi se është i përqendruar tek rezultati i Partisë Mundësia.
“Shumë e vështirë që rezultati të ndryshojë. Do komentoj mandatin e dytë kur të mbyllet procesi i numërimit. E vështirë të ndryshojë.
Ne e dinim që në fillim, sistemi është ndërtuar që partitë e vogla ta kenë sa më të vështirë. Nuk bëhej fjalë për koalicion për bëhej që të gjitha partitë të shkriheshin në një. Nga do kuptonim ne sa peshë zë secila nga këto parti.
Mbi Greqinë ka dyshime, por ka dyshime mbi gjithë procesin, duhet të presim. Nëse numrat janë ndryshe është diçka tjetër. Procesi duhet riparë nga fillimi. Jam i përqendruar mbi rezultatin e partitë Mundësia. Edi Rama ka 12 vjet 25 vjet që përfiton nga gjithë Shqipëria. Kam kërkuar besimin për të përfaqësuar qytetarët në parlament”, tha Shehaj.