Pasditen e sotme, kryeministri Edi Rama ka pritur në presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Ai ka ardhur në Shqipëri në kuadër të Samitit të Komunitetit Politik Europian që do të zhvillohet nesër.
Në Tiranë nesër do të zbarkojnë 47 liderë nga i gjithë kontinenti. Takimi i 6-të i Komunitetit Politik Evropian do të nisë nga ora 11:00 dhe do të përfundojë në orën 18:30 në konferencën përmbyllëse të Ramës dhe presidentit të Danimarkës.