-sidi education-spot_img
34.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Aksident i rëndë në Meksikë, 21 të vdekur dhe disa të plagosur

Kryesoret

Një aksident tragjik ka ndodhur në shtetin Puebla të Meksikës qendrore, ku të paktën 21 persona kanë humbur jetën. Ngjarja e rëndë ndodhi në një autostradë, kur një kamion cisternë, duke u munduar të parakalonte, humbi kontrollin dhe goditi një autobus dhe një furgon.

Sipas autoriteteve lokale, 18 persona humbën jetën në vendngjarje, ndërsa tre të tjerë ndërruan jetë më vonë në spital. Përveç viktimave, disa persona të tjerë janë plagosur dhe po marrin trajtim mjekësor.

Sipas raportimeve nga gazeta “La Jornada”, kamioni, pasi kaloi në krahun e kundërt të rrugës, u përplas fillimisht me autobus, më pas me furgonin dhe përfundoi në një luginë, ku shpërtheu në flakë. Ky aksident është vetëm një nga shumë të tjerë që kanë ndodhur kohët e fundit në rrugët e Meksikës. Në muajin shkurt, një përplasje tragjike në shtetin Tabasco mori jetën e dhjetëra personave.

Për momentin, autoritetet janë duke hetuar shkaqet e aksidentit dhe janë në gatishmëri për të ndihmuar të plagosurit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit