-sidi education-spot_img
21.3 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Begaj pret Starmerin në Presidencë: Paqja në Ballkan ka nevojë për Britaninë

Kryesoret

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, priti sot Kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar, Sir Keir Starmer, i cili po zhvillon një vizitë zyrtare në Shqipëri. Shqipëria dhe Mbretëria e Bashkuar janë dy vende me vizion të përbashkët për të ardhmen, tha Kreu i shtetit. Presidenti Begaj vlerësoi se këto marrëdhënie, të cilat datojnë prej 104 vjetësh, vazhdojnë të forcohen nëpërmjet shpirtit të vërtetë të miqësisë, bashkëpunimit dhe partneritetit.

Kreu i Shtetit e vlerësoi vizitën e Kryeministrit Starmer si shumë domethënëse në ndërtimin e një partneriteti strategjik midis dy vendeve. Presidenti i Republikës falënderoi Kryeministrin britanik për mbështetjen e vazhdueshme që i ka dhënë Shqipërisë dhe rolin e saj në nxitjen e stabilitetit rajonal në Ballkanin Perëndimor, në ndërtimin e një rajoni të qëndrueshëm, të mirëfokusuar në anëtarësimin e tij në Bashkimin Evropian dhe për rritjen ekonomike.

Presidenti i Republikës e vlerësoi shumë praninë e Kryeministrit anglez në kuadrin  e Samitit të Komunitetit Politik Evropian. Gjithashtu, Presidenti Begaj shprehu bindjen se ky samit do të shërbejë si platformë për të promovuar integrimin gradual të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian.

Kreu i Shtetit vlerësoi bashkëpunimin dhe mbështetjen që Mbretëria e Bashkuar i ka dhënë Shqipërisë në fushën e mbrojtjes dhe të sigurisë, duke veçuar shkollimin në akademitë më të mira ushtarake të Britanisë së Madhe, stërvitjet e përbashkëta dhe kontributin me trupa në misionin KFOR.

Presidenti theksoi se paqja, siguria dhe stabiliteti i Ballkanit Perëndimor kanë nevojë për Britaninë e Madhe, SHBA-në dhe BE-në. ”Plani i rritjes, në këtë kontekst, dhe investimet në Korridorin XIII, si korridor strategjik, përforcojnë sigurinë dhe stabilitetin në rajon.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit