-sidi education-spot_img
29.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Osmani nis takimet me liderët politikë për të zhbllokuar ngërçin dhe konstituuar Kuvendin e Kosovës

Kryesoret

Presidentja Vjosa Osmani ka nisur të enjten një seri takimesh me liderët e partive parlamentare për të zhbllokuar ngërçin politik, pas dështimeve të njëpasnjëshme për të konstituuar Kuvendin e Kosovës, tri muaj pas zgjedhjeve parlamentare. Në takimin që filloi pas orës 13:00, po merrnin pjesë Albin Kurti (Lëvizja Vetëvendosje), Memli Krasniqi (PDK), Lumir Abdixhiku (LDK) dhe Ramush Haradinaj (AAK). Pas këtyre bisedimeve, Osmani do të zhvillojë takime me përfaqësuesit e pakicave.

Konstituimi i Kuvendit është i domosdoshëm për të hapur rrugën për formimin e Qeverisë, por Lëvizja Vetëvendosje nuk ka mundur të sigurojë 61 votat e nevojshme për të zgjedhur Albulena Haxhiun si kryetare të Kuvendit. Tensionet politike kanë ndikuar në këtë ngërç, ku PDK dhe AAK e shohin Haxhiun si figurë të përçarjes, ndërsa LDK e ka përjashtuar mbështetjen për çdo kandidat të Vetëvendosjes.

Në këtë kuadër, Osmani ka paralajmëruar mundësinë e angazhimit të fuqishëm të Perëndimit për zgjidhjen e krizës politike, ndërsa ka theksuar rëndësinë e funksionimit kushtetues të institucioneve. Pas takimit me liderët politikë, ajo ka zhvilluar një takim edhe me të ngarkuarën me punë të Ambasadës së SHBA-së, Anu Prattipati, për të diskutuar pasojat e vonesave të konstituimit të institucioneve të Kosovës.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit