Procesi i numërimit të votave në njësinë administrative Kashar është pezulluar përkohësisht pas një incidenti të rëndë.
Sipas burimeve zyrtare, një vëzhgues i Ornaldo Rakipit ka goditur me grusht kryetarin e Komisionit Zonal të Administrimit të Zgjedhjeve (KZAZ).
Ngjarja ka ndodhur në prani të komisionerëve dhe vëzhguesve të tjerë, duke shkaktuar tensione dhe ndërprerjen e menjëhershme të punës.
/5pyetjet.al