-sidi education-spot_img
19.1 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Putin dhe Trump nuk marrin pjesë në bisedimet mes Rusisë dhe Ukrainës në Stamboll

Kryesoret

Presidenti rus Vladimir Putin nuk është përfshirë në delegacionin që do të udhëtojë për në Stamboll për bisedime me Ukrainën. Ndërsa një urdhër i nënshkruar nga Putin ka përcaktuar përbërjen e delegacionit, ai nuk përfshin presidentin rus, por disa zyrtarë të lartë, përfshirë ndihmësin presidencial Vladimir Medinsky, zëvendësministrin e Jashtëm Galuzin Mikhail Yuryevich dhe zëvendësministrin e Mbrojtjes Alexander Fomin.

Dje, Putin propozoi zhvillimin e negociatave të drejtpërdrejta me Ukrainën, duke hedhur poshtë çdo parakusht. Megjithatë, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky bëri thirrje që takimi të zhvillohej në Stamboll. Ky zhvillim erdhi pas kërcënimeve të shteteve perëndimore, të cilat i kërkuan Rusisë të pranonte një armëpushim 30-ditor ose do të përballeshin me sanksione të reja.

Në një zhvillim tjetër, presidenti amerikan Donald Trump gjithashtu nuk do të marrë pjesë në bisedimet e planifikuara.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit