Tirana pret më 16 maj Samitin e 6-të të Komunitetit Politik Evropian, ku pritet të marrin pjesë 47 liderë nga i gjithë kontinenti. Ngjarja, e organizuar nga Presidenti i Këshillit Evropian António Costa dhe Kryeministri Edi Rama, do të zhvillohet në sheshin “Skënderbej” me moton: “Evropa e re në një botë të re: unitet, bashkëpunim, veprim i përbashkët.”
Agjenda përfshin një ceremoni hapëse, seanca plenare mbi sigurinë dhe të ardhmen e Evropës, takime bilaterale dhe një konferencë përmbyllëse Rama–Frederiksen. Dekorimi i ambientit me vizatime të nxënësve shqiptarë simbolizon përfshirjen e brezit të ri në vizionin evropian.
Në samit marrin pjesë liderë si Emmanuel Macron, Giorgia Meloni, Keir Starmer, Volodymyr Zelensky dhe Ursula von der Leyen. Kryeministri Starmer pritet të shpallë masa kundër emigracionit të paligjshëm. Samiti thekson rëndësinë e Shqipërisë në proceset politike dhe të sigurisë evropiane.
/5pyetjet.al