Takimi mes përfaqësuesve të Ukrainës, Turqisë dhe Shteteve të Bashkuara ka përfunduar. Bisedimet kanë zgjatur rreth një orë dhe më pas do të pasohet nga raundi i ardhshëm i negociatave nga Ankaraja, midis Moskës dhe Kievit.
Takimi kishte si qëllim koordinimin para bisedimeve ruso-ukrainase.
Bisedimet u udhëhoqën nga ministri i jashtëm turk, Hakan Fidan dhe në të morën pjesë Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ambasadori i SHBA-së në Ankara, Tom Barrack, si dhe Përfaqësuesi i Posaçëm i SHBA-së për Ukrainën, Keith Kellogg.
Ndërsa nga ukrainasit ishin kreu i administratës presidenciale Andriy Yermak, ministri i Mbrojtjes, Rustem Umerov, dhe zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Andriy Sybiga.