Në Tiranë ka nisur protesta e Partisë Demokratike dhe drejtuesja politike për Disaporën, Jozefina Topalli tha se në gjendjen ku ndodhen nuk duhen marrë vendime të nxituara politike.
“Rezultati i këtyre zgjedhjeve më kujton një rezultat të 2001 kur ishte fenomeni i Durrësit, ku nga një zonë kanë dalë 12 deputetë dhe kujtoj se pas kësaj njerëzit ishin shumë të dëshpëruar. E rëndësishme është për të mos marrë vendime të nxituara në kohë kur je i mërzitur, si për jetën ashtu edhe për politikën”, tha Topalli.
Ajo në lidhje me nëse Berisha do të japë dorëheejen pas humbjesh u shpreh “Përpara se të bënit këtë pyetje ju thashë një gjë. Në momente të vështira mërzie, vendimet duhet t’i lësh në një moment kur të jesh më i qetë për të mos gabuar.”