Drejtuesi politik i Partisë Demokratike në Qarkun e Tiranës Belind Këlliçi ka folur në lidhje me protestën e opozitës. Këlliçi u shpreh se kryeministri Edi Rama nuk do ta gëzojë mandatin e tij. Ai deklaroi se Partia demokratike ka prova që zgjedhjet e 11 majit janë vjedhur.
“Rama nuk do ta gëzojë mandatin e vjedhur. Partia Demokratike ka prova për manipulimin e zgjedhjeve. Ne do të solidarizojmë cilido shqiptar për vjedhjen e zgjedhjeve në 11 maj. Ky është një problem i shqiptarëve dhe mund të them se këtu kanë vdekur institucionet zgjedhore dhe zgjedhjet e lira.” tha Këlliçi.
Ai nënvizoi se “Ne nuk do të tërhiqemi nga kjo betejë pasi është një betejë jetë a vdekje. Rama i zhyti duart aq thellë sa mori atë rezultat.”