Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha në fjalën e tij në protestë u shpreh se në Bruksel ka paraqitur të gjithë farsën elektorale të Edi Ramës. Berisha u shpreh se ata do ta vazhdojnë luftën për votën e lirë. Gjithashtu u nadlua edhe tek samiti i Komunitetit Evropian që u zhvillua sot në Tiranë.
” Edi Rama dëshmoi se është një kriminel, një monstër ndaj vullnetit të lirë të shqiptarëve. Kjo betejë do fitohet nga luftëtarët e lirisë. Rama nuk ka të ardhme, do përfundojë aty ku kanë përfunduar armiqtë e votës së lirë. Rama i priti liderët e BE-së si hajdut, si Toto Rino, i aftë për të shkelmuar çdo parim, për të qëndruar në pushtet, vetëm se e di që vendin e ka në burg dhe e di se atje do shkojë.”, tha Berisha.