-sidi education-spot_img
15.3 C
Tirana
-sidi education-spot_img

LIVE-Osmani nga Tirana: Mjaft e përkëdhelët Vuçiçin

Kryesoret

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani nga Samiti i Komunitetit Politik Europian ka komentuar ngërçin politik në Prishtinë ku u shpreh se duhet gjetur një zgjidhje sa më e shpejtë.

“Populli kosovar ka shumë pritshmëri. Duhet gjetur patjetër një zgjedhje për të vendosur se kush do të jetë kryetari I Parlamenti she kush do të jetë qeveria e zgjedhur.

Do të ketë një zgjidhje shumë shpejtë sepse është në interes të popullit. Parlamenti duhet të marrë vendime të rëndësishme dhe po humbasim duke mos pasur rezultate”, u shpreh Osmani.

“Më me rëndësi se sa bisedimet me Serbinë janë ato ndërmjet Kosovës dhe BE, siç e dini Kosova ka aplikuar për anëtarësim në BE para 2 viteve.

Për fat të keq ende nuk është shqyrtuar për shkak të disa komplikimeve të panevojshme politike që krijohen nga disa shtete anëtare. Ka ardhur koha që përtej fjalëve të bukura që i jepen shteteve aspiruese për anëtarësim të ketë veprime konkrete.

Ka një bllokadë totale nga ana e BE-së, nuk vlerësohet puna jonë, nuk vlerësohen reformat e ndërmarra, nuk vlerësohet fakti që ne jemi 100% me politikat e tyre sa i përket sanksioneve ndaj Rusisë, por edhe politikave të tjera.

Për fat të keq po jepet një mesazh shumë i keq për rajonin tonë. Më shumë po iu hapet dera atyre që shkojnë në Moskë te Putini sesa për ne që nuk shohim rrugë dhe alternativë tjetër veç BE-së”, tha ajo.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit