-sidi education-spot_img
13.7 C
Tirana
-sidi education-spot_img

LIVE- Rama konferencë me kryeministren e Danimarkës: Samiti, ditë e frytshme

Kryesoret

Kryeministri Edi rama zhvilloi një konferencë me homologen e Danimarkës, Mette Frederiksen. Rama u shpreh se samiti sot ishte ditë e frytshme. Ai theksoi se sot së bashku me 54 liderët evropianë kanë diskutuar në lidhje me një Europë të re.

“Unë kam nderin që jam këtu para jush, me kryeminsitren e Danimarkës,e cila po merr stafetën nga Tirana dhe do ta çojë atë në Kopenhagen. U bëmë bashkë 54 anëtarë, për të zhvilluar një diskutim të rëndësishëm intensiv dhe të hapur, për një Europë të re. Kam vërtet kënaqësi që të them se sot në Tiranë kemi një përkushtim të ripërtërirë ndaj kontinentit tonë dhe qytetarëve tanë, për t’i mbajtur fort bashkë vlerat dhe parimet që udhëheqin shoqëritë tona, për të bërë gjithçka kemi, për të bërë të mundur të ruajmë vlerat dhe parimet tona. Duke mbrojtur qytetarët tanë dhe të ardhmen e Europës. Diskutuam dhe si do të ecim më tej, për investimet më shumë në inovacion, për të investuar më shumë në ato fusha të Europës që i përkasin atij komuniteti politik dhe për ato vende që nuk i përkasin ende BE-së. Dita ka qenë e frytshme. Kishim shumë diskutime. Në fund pati shumë diskutime interesante dhe vendosëm që do të kemi një skuadër bashkërenduese të KPE-së në zyrën e Presidentit të Këshillit Europian”, tha Rama.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit