Sot në Tiranë zhvillohet Samiti i Komunitetit Politik Europian. Kryeministri Edi Rama ka pritur Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte në ambientet e Kryeministrisë.
Rama ka ndarë pamjet e kësaj pritje në Facebook, ku shprehet se më Rutte kanë diskutuar mbi forcimin e mëtejshëm të rolit të Shqipërisë në Aleancë, sfidat e sigurisë në rajon dhe kontributin tonë aktiv në NATO
“Kënaqësi të mirëpres Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, me të cilin diskutuam mbi forcimin e mëtejshëm të rolit të Shqipërisë në Aleancë, sfidat e sigurisë në rajon dhe kontributin tonë aktiv në NATO”, shkruan Rama.