-sidi education-spot_img
4.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Selatin Retkoceri: Presidentja bëri mirë që i thirri për konsultime liderët e partive parlamentare

Kryesoret

Dua të besoj në vullnetin e mirë të presidentes megjithate ky takim nuk do ta zhbllkojë kuvendin e as nuk do të ndihmoj në formimin e institucioneve

Derisa kryetari i Vetëvendosjes nuk është i interesuar që të zhbllokoj konstituimin e institucioneve, atëherë nuk do të bëjë punë as ftesa e presidentes për të ndihmu në formimin fillimisht të kuvendit e pastaj edhe të qeverisë.

Sipas mendimit tim moskonstituimi i institucioneve të Kosovës, do të ketë pasoja serioze politike, ekonomike, sociale, zhvillimore, diplomatike dhe përgjithësisht institucionale.

Dëmet kryesore të cilat i shkaktohen vendit nga kjo zvarritje si po ndodhë psh. me mosvotimin e kryetarës së kuvendit edhe për të 16-tën herë mund të shkaktoj disa nga këto dëme kolaterale si:

– Bllokim i funksionimit institucional

Kuvendi nuk mund të miratojë ligje të reja apo buxhetin.

Qeveria në detyrë apo e dorëhequr ka kompetenca të kufizuara dhe nuk mund të marrë vendime me rënfësi strategjike për vendin.

Emërimet në pozita kyçe si: ambasadorët, bordet e agjencioneve, bordet e ndërmarrjeve publike, mosratifikimi i marrëveshjeve ndërkombtare i sjell Kosovës afërsisht 1 miliard dëme financiare etj. mbeten të pezulluara.

– Rreziku apo humbja e fondeve ndërkombëtare si:

Projekte të financuara nga BE, BERZH, ose organizata të tjera mund të pezullohen apo edhe të humben plotësisht në mungesë të partnerëve institucional funksional.

Mosmiratimi i ligjit të buxhetit apo marrëveshjeve do të ndikoj drejtpërdrejt në mungesë të investime, infrastrukturës, arsimit, shëndetsisë dhe zhvillimit ekonomik në përgjithësi.

– Humbja e besimit qytetar

Shtyhet zgjidhja e çështjeve të rëndësishme për qytetarët si: në arsim, mirëqenje sociale, shëndetësi, energji (rritja e çmimit), rritja e inflacionit, përkeqësimi i shërbimeve etj., gjithëashtu përforcohet ndjenja e pasigurisë dhe zhgënjimit ndaj politikës.

– Dëmtimi i marrëdhënieve ndërkombëtare

Partnerët ndërkombëtarë e shohin vendin si jostabil dhe të paaftë për të garantuar vazhdimësi të politikave.

Proceset integruese (si dialogu me BE-në, anëtarsimi në KE apo anëtarësimi në organizata tjera politike, financiare etj. do të stangnojnë.

– Ndikim negativ në ekonomi

Mungesa e stabilitetit politik ndikon në uljen e investimeve të huaja.

Bizneset vendore përballen me pasiguri dhe mungesë mbështetjeje institucionale.

Në fund mund të konkludojmë se: çdo ditë pa institucione Kosovës i kushton me stagnim për reformat, zhvillimin dhe përfaqësimin e qytetarëve, për çka janë mbajtur dhe mbahen zgjedhjet në shtetet demokratike.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit