Kryeministri Edi Rama po zhvillon një konferencë të përbashkët për shtyp me presidentin francez Emmanuel Macron.
Gjtë fjalës së tij Macron e uroi Ramën për fitoren dhe u shpreh se kështu ai mund të ndjekë axhendën për tu anëtarësuar në Bashkimin Evropian. Macron theksoi se Franca do të jetë krah Sqhipërisë për ta shoqëruar në reforma.
“Bashkëpunimi universitar po bëhet realitet. Në fushën ekonomike projekti prioritar menaxhimi i ujit, turizmi , bujqësia. Kjo për të thënë se deklaratat e mëparshme u bënë realitet. Kemi avancuar në temat e mbrojtjes.do vijojmë në të gjitha fushat me kapacitet të mirë. Radarët e mbikëqyrjes, kemi vijuar bashkëpunim dhe për më shumë aktorë francezë, prania jonë është në të gjitha rajonin. Franca do jetë krah jush për kapacitet financimi. Më shumë se 300 milionë investime janë bërë tashmë, edhe për Korcën djepi historik i frankofonisë. Përtej kësaj marrëdhënie dy palëshe, duam të shkojmë më tej. Vend i Shqipërisë në BE, është i rëndësishëm Shqipëria ka bërë avancime të mëdha, kam besim te ajo që do bëni, jam i lumtur për mandatin. Udha e Shqipërisë drejt BE është shumë e qartë. Është një udhë shumë sensibël, Franca do jetë krah jush për t ju shoqëruar në këto reforma. Ju do mbani axhendën tuaj dhe ne tonën. Perspektiva e 2027 është një realitet. Shqipëria tregon udhën në mënyrë të shkëlqyer”, tha Macron.