Presidenti francez Emmanuel Macron gjatë fjalës së tij u ndal edhe tek zhvillimet e fundit Rusi-Ukrainë. Macron tha se Trump duhet të reagojë përballë cinizmit të Vladimir Putin për armëpushim. Ai nënvizoi se do të vazhdojnë që të bashkëpunojnë dhe ta ndihmojnë Ukrainën drejt armëpushimit.
“Ne po presim përgjigjen e Rusisë. Duke riangazhuar këtë, të shtunën që shkoi në Kiev ishim me Starmer, me Merz, Zelensky dhe kemi thirrur së bashku Trump për t’i thënë se jemi për armëpushim dhe me garanci sigurie duhet të bëjmë presion ndaj Putin. Propozimi i Putin ishte të thoshte takohemi në Stamboll, të dielën dha pëlqimin Zelensky. Sot s’kemi asgjë. Përballë cinizmit të Putin, mendoj se Trump, i merakosur për besueshmërinë e Amerikës do të reagojë se propozimi për armëpushim dhe për t’u takuar janë amerikane. S’mund të kenë një përgjigje të tillë. Do të vazhdojmë të bashkëpunojmë.”, tha Macron.