Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në forumin ndërkombëtar Future Investment Initiative u shpreh se Trump tha që ka një plan për Amerikën. Rama u shpreh se Trump mund të ketë edhe një plan për të shpëtuar Evropn. Ai theksoi se një epokë e artë mund të çelet për Europën.
“Jemi sot këtu që të përcjellim mesazhin që ky vend do më shumë që ka nevojë për më shumë njerëz që të na besojnë dhe e mira e Shqipërisë është që siç e shihni, jemi miq të mire me shumë njerëz.
Ne duam që miqtë e te ftuarit të na thonë që jemi partnere strategjik, jemi të bekuar të themi që partnere të ngushtë me Emiratet e Bashkuara Arabe. Po mësojmë nga realitete të ndryshme dhe të bëjmë më të mirën prej tyre. Jemi të vetëdijshëm që kohërat që jetojmë janë të ndërlikuara.
Kontrollova fjalorin, ku fjala më e përdorur është “polarizim”, përkufizimi daton që nga fillimet e viti 1800, që përshkruante valët e lehta. Ndërsa për fjalorin ‘Colin’, fjala numër një ishte ‘epokë’.
Besoj me të gjithë fuqinë time, se kur Donald Trump thotë se zoti e shpëtoi sepse ka në plan për Amerikën, ai thotë në fakt vetëm gjysmën e të vërtetës, besoj se gjysma tjetër është se zoti e shpëtoj se ai ka një plan tjetër dhe për Europën. Kur dëgjova Trump të fliste për në epokë të artë po afronte, ndjesia ime ishte që një epokë e artë mund të çelet dhe për Europën.”, tha Rama.