Nëntë persona janë vrarë në një sulm me dron rus ndaj një autobusi pasagjerësh në verilindje të Ukrainës, thonë zyrtarët lokalë.
Administrata ushtarake rajonale e Sumy tha se katër persona të tjerë u plagosën në qytetin Bilopillia të shtunën në mëngjes.
Sulmi i raportuar vjen vetëm disa orë pasi Rusia dhe Ukraina zhvilluan bisedimet e tyre të para të drejtpërdrejta për paqe që nga viti 2022.
“Si pasojë e një droni armik që goditi një autobus udhëtarësh pranë Bilopillya-s, nëntë persona u vranë dhe katër u plagosën.”, administrata ushtarake rajonale e Sumy-t në një postim në Telegram.