Gjatë qëndrimit të tij në Bruksel kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha zhvilloi një takim me presidentin e Unionit Demokratik Ndërkombëtar (IDU), Stephen Harper.
Në fokus të bisedës ishte situata paszgjedhore në Shqipëri dhe pretendimet për manipulim të procesit elektoral të 11 Majit.
“Një takim i rëndësishëm me Presidentin e IDU, Z. Stephen Harper, në Bruksel, të cilin e njohëm me farsën e fundit zgjedhore në Shqipëri,” shkroi Berisha në një postim në Facebook.