Një 19-vjeçare ka humbur jetën në një aksident në Pouskë të Prizrenit në mëngjesin e të dielës.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi ka njoftuar se në veturën, që u aksidentua, ishin tre persona. Një 19-vjeçare mori lëndime fatale, ndërsa lëndime të rënda mori një 25-vjeçar e lëndime më të lehta një 27-vjeçar.
“Sot më datë 18.05.2025 rreth orës 04:19 policia ka marrë informatë për një vetaksident në fshatin Pouskë, Prizren. Si pasojë e aksidentit tre persona kanë pësuar lëndime .
Një 19-vjeçare ka vdekur si pasojë e lëndimeve, ndërsa dy tjerë, njëri (25-vjeçar) ka pësuar lëndime të rënda, e tjetri ( 27-vjeçar) lëndime të lehta trupore.
Në vendngjarje kanë dalur patrullat e Njësisë së Trafikut Rajonal, Emergjenca, Zjarrfikësit, Hetimet dhe Prokurori Kujdestar”, ka njoftuar Bytyqi.