Ish-kryetari i Bashkisë së Kukësit Safet Gjici është liruar nga qelia për shkak të problemeve shëndetësore. Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm ka vendosur të ndryshojë masën e sigurisë, duke miratuar kërkesën për zbutje të saj.
Në vendim, është vendosur që Gjici të kalojë pjesën e mbetur të dënimit në arrest shtëpie, çka do t’i mundësojë atij të vuajë dënimin në kushte më të përshtatshme për shëndetin e tij. Safet Gjici kishte ende rreth 8 muaj për të kryer në kuadër të dënimit të tij.
Ky ndryshim i masës është bërë pas shqyrtimit të gjendjes shëndetësore të ish-kryebashkiakut, i cili ka kërkuar që të kryejë dënimin në kushte më të përshtatshme për shëndetin e tij.
Related