Juristi Kreshnik Spahiu në emisionin 5 pytetjet nga Babarmo u ndal edhe tek zërat e ditëve të fundit dhe akuzave të opozitës për emra preferencialë me numër të lartë votash në krahasim me shumë figura më me eksperiencë në politikë.
“Që ka përfaqësues të bandave, sigurisht që ka, sepse nuk janë kinezë, por janë shqiptare dhe ato janë prezente, se ka shumë të tilla. Por ky nuk është problem bandash, sepse nëse një bandë siguron 20 mijë vota, do kishim problem serioz shoqëror dhe psikik. Kemi një rezultat me diferencë të madhe”, tha Spahiu në lidhje me debatin se disa emra të panjohur në listat e hapura kanë siguruar numër shumë të lartë votash preferenciale.”, tha Spahiu.
Ai tha se edhe Berisha ka futur në listë një njeri të arrestuar me vendim gjykate dhe prokurorie.
“I vetmi që nuk duhet të flasë është zoti Berisha që ka futur në lista emra të akuzuar apo arrestuar. Unë nuk jam për t’u marrë me emrat. Unë e kam për Ilir Metën. Berisha vendosi Metën që është i paraburgosur me vendim gjykate dhe këta përmendin Sara Milen që është familjare, pa probleme penale dhe për të cilën nuk ka prova. Por edhe sikur të kishte lidhje familjare me dikë, çfarë përgjegjësie ka ajo se ka një kushëri. Ligji nuk e ndalon dhe as penalizon atë. Është kapur me tre emra dhe këta na paskan bërë këtë, kush e thotë këtë, kush e provon”, shtoi Spahiu.